Kush ishin Dalmatët?
I nderuar lexues! Dalmatët ishin një ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës veriperëndimore të Ilirisë. Që nga periudha më e lashtë e deri në shek.II p.e.s. trevat e tyre shtriheshin në brendësi, në pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoçit, në Bosnjën e sotme perëndimore. Pasi krijuan federatën e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve të Adriatikut, por nuk arritën të bëheshin fuqi detare dhe nuk i vunë nën zotërim ishujt e bregdetit të Dalmacisë. Kryeqendra e tyre u bë Delmini. Dalmatët ishin një nga fiset ilire që i bënë qëndresë të rreptë pushtimit romak dhe kanë zhvilluar një varg luftërash e kryengritjesh kundër romakëve.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento