Kush ishin daorsët?

April 15, 2015 16:29

Kush ishin daorsët?

 

I nderuar lexues! Daorsët ishin fis ilir që banonte në rrjedhën e sipërme të Narones (Neretva e sotme). Bënin pjesë në mbretërinë ilire të Gentit. Gjatë luftës III iliro-romake u hodhën në anën e romakëve. Kryeqendra e daorsëve ishte qyteti i themeluar në shek.IV-III p.e.s. në vendin e quajtur Oshanicë. Qyteti mbrohej me mure të tipit poligonal si në Lis. Nga mesi i shek.II p.e.s. preu monedha që mbajnë emrin e bashkësisë së tyre fisnore.

April 15, 2015 16:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*