Kush ishin Dasaretët?

January 6, 2016 10:30

Kush ishin Dasaretët?

I nderuar lexues! Dasaretët ishin një nga fiset e mëdha të Ilirisë jugore, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit të Ohrit, fushën e Korçës, krahinën e Kolonjës, Gorën, Oparin, Mokrën, Devollin dhe Beratin. Në shek.IV p.e.s. emri i dasaretëve del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë ilire. Në kohën e luftërave iliro-romake dhe maqedono-romake dasaretët kaluan herë në vartësinë e Maqedonisë e herë në atë të mbretërisë ilire derisa ranë përfundimisht, në vitin 168 p.e.s., nën sundimin romak. Qytete të tjera të dasaretëve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), Keraka, Sationa, Knidi etj.

January 6, 2016 10:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*