Kush ishin Dushmanët?

August 22, 2015 09:53

Kush ishin Dushmanët?

I nderuar lexues! Dushmanët ishin familje sunduese feudale, zotërimet e së cilës shtriheshin në Pultin e Vogël (Krahina e Shllakut). Si pinjollë të saj përmenden në fillim të shek.XV vëllezërit Damiani, Goranin dhe Nenada. Nën presionin osman, ata u bënë në fund të shek.XIV e në fillim të shek.XV vasalë të osmanëve. Më pas, me dobësimin e këtij presioni Dushmanët njohën mbrojtjen e Venedikut. Një pinjoll i saj, Lekë Dushmani mori pjesë më 1444 në Kuvendin e Lezhës dhe qëndroi për disa kohë si anëtar i Lidhjes shqiptare që u themelua atje. Ai u largua prej saj kur Lidhja hyri në luftë kundër Venedikut, më 1447-1448. Emri i Dushmanëve mbeti si toponim në regjistrat osmanë dhe deri në ditët tona në malësi.

August 22, 2015 09:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*