Kush ishin Evrenozët?

October 5, 2016 10:16

Kush ishin Evrenozët?

I nderuar lexues!

Evrenozët ishin familje komandantësh ushtarakë osmanë, veprimtaria e të cilëve lidhet ngushtë me pushtimin e Shqipërisë. Evrenoz Beu luajti rol të rëndësishëm në pushtimin e Ballkanit prej osmanëve gjatë fundit të shek.XIV dhe fillimit të shek.XV. Më 1385 së bashku me bejlerbeun e Rumelisë, Timur Tashin, udhëhoqi forcat osmane në betejën e Savrës kundër Balshës II, kurse më 1389 mori pjesë në betejën e Kosovës si komandant i pararojës së ushtrisë. Pas vitit 1390 për afro 5-6 vjet drejtoi sulmet e trupave osmane për pushtimin e trevave shqiptare. Vdiq më 1417. Djemtë e tij, Ali, Isa dhe Ahmet, morën pjesë si komandantë ushtarakë në pushtimin e tokave shqiptare gjatë shek.XV.

October 5, 2016 10:16
Komento

3 Komente

  1. dhori October 5, 12:29

    Mire e keni prezantuar, por duhet te thoshit se ne betjen e Savres kundre Balshes ishte i ftuar nga Karl Topia qe ta ndihmonte per te mundur Balshen dhe muzaket.
    Duhet ti pranojme ca te verteta te hidhura te historise tone.

    Reply to this comment
  2. Arben October 5, 16:17

    1 SHQIPETARET E PERKRAHEN NE ZJARR USHTRINE E NDRITUR OSMANE, AJO U SOLLI CLIRIMIN NGA ZGJEDHA E QELBUR SERBE.

    BALSHICET, ISHIN SHQIPETARE TE SLLAVIZUAR DHE LUFTONIN PER INTERESAT E KRALIT TE SERBISE, DHE U KANE DHENE HAKEN QE I KANE MUNDUR.

    Reply to this comment
    • Arjani December 12, 21:48

      Cgare thua mor injorant???

      Balsha ishte princ Arberor, qe kishte ndikim ortodoks te madh, o mbetje osmane ne shqiperi.

      Gjithe princeit shqiptare ishin ortodokse, ndonjehri prej tyre musn te ishte me i ndikuar nga kisha serbe, nuk ka rendesi…

      Balshajt donin te krijonin edhe nje mbreteri te basgkuar shqiptare .

      Kur erdhen Osmanet ne Ballkan, shqiptaret shtriheshin nga Bosnja der ne Korinth o injorant.

      Ju mbetjet osmane jeni fara me e keqe e ketij kombi

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*