Kush ishin Gropajt?

July 15, 2014 10:33

Kush ishin Gropajt?

I nderuar lexues! Gropajt ishin familje feudale shqiptare, pinjollë të së cilës përmenden që nga shek.XIII dhe në shek.XIV si sundimtarë në krahinën rreth Ohrit. Më 1273 Pal Gropajt i njihet nga mbreti Karl Anzhu e drejta e zotërimit të disa fshatrave në krahinën e Dibrës, ashtu siç i kishte zotëruar edhe nën sundimin bizantin. Më 1380 një tjetër Gropa përmendet si sundimtar (zhupan) i Ohrit dhe dhurues i një kishe të pasur. Pasardhësit e tyre i gjejmë të lidhur me luftën e Skënderbeut. Zaharia Gropa ishte komandant i shquar që u dallua në një sërë luftimesh me osmanët, sidomos për çlirimin e kalasë së Sfetigradit dhe në betejën e Vajkalit kundër Ballaban Pashës.

July 15, 2014 10:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*