Kush ishin Jonimajt?

January 17, 2016 13:22

Kush ishin Jonimajt?

I nderuar lexues! Jonimajt ishin familje feudale, zotërimet e së cilës shtriheshin në trevën bregdetare midis lumenjve Mat dhe Ishëm, ndërsa një degë e saj i kishte zotërimet më në veri, në krahinën e Shkodrës. Jonimajt përmenden që në fillim të shek.XIII si nënshkrues të aktit për marrëveshjen e Dhimitrit të Arbërit me Raguzën. Një tjetër Jonimaj përmendet në marrëveshjen e nënshkruar midis disa feudalëve shqiptarë dhe Karl Anzhusë në vitin 1274. Në fund të shek.XIV dhe në fillim të shek.XV përmendet si figurë e rëndësishme Dhimitër Jonimaj, në trevën e Shkodrës. Ai ishte herë vasal i venedikasve dhe herë i osmanëve, për disa kohë njihet si zot i Dejës. Emri i Jonimajve ruhet sot në toponiminë e veriut dhe jugut.

January 17, 2016 13:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*