Kush ishin Mesapët?

November 22, 2015 11:55

Kush ishin Mesapët?

I nderuar lexues! Mesapët ishin fis ilir i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.s. në Italinë e Jugut dhe i vendosur në Apulia dhe Kalabrinë antike. Njoftimet e para historike për ta lidhen me luftërat e zhvilluara prej tyre kundër tarentasve nga fillimi i shek.V deri më 335 p.e.s. Në luftën I dhe II samnite mesapët u renditën në anën e romakëve, ndërsa gjatë luftës III më 299 p.e.s., të shqetësuar nga forca gjithnjë në rritje e Romës, u ndanë nga romakët dhe u hodhën kundër tyre. Në luftën kundër Romës ata, së bashku me lukanët, samnitët dhe tarentasit, iu drejtuan për ndihmë Pirros dhe qenë të parët që pritën dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan në brigjet e Italisë më 280 p.e.s. Edhe pse të mundur më vonë nga Roma, mesapët kundërshtuan me forcë procesin e romanizimit. Ata kanë lënë një numër mbishkrimesh, studimi i të cilave ka rëndësi për njohjen e ilirishtes.

November 22, 2015 11:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim