Kush ishte Alfonsi V i Aragonës?

March 27, 2016 09:51

Kush ishte Alfonsi V i Aragonës?

I nderuar lexues!

Alfonsi V i Aragonës (1396-1458) ishte mbret i Napolit me emrin Alfons I. Pasi zgjeroi sundimin e trashëguar në Aragonë, u bë edhe mbret i Napolit dhe filloi një politikë ekspansioni në Mesdhe në të cilën përfshiu edhe viset ballkanike. Kontaktet e para me sundimtarët shqiptarë janë ato me Gjergj Arianitin. Nga viti 1438 fillojnë kontaktet me Skënderbeun, kurse më 1447 të dy palët shkëmbejnë ambasadorë. Në këto kontakte shpreheshin interesat e Alfonsit për luftën e shqiptarëve ndaj vërshimit osman, e cila mbronte edhe bregun Adriatik të mbretërisë së Napolit, dhe nga ana tjetër interesat e Skënderbeut për të siguruar mbështetje në këtë luftë. Me këtë qëllim u nënshkrua më 26 mars 1453 midis të dyve traktati në Gaeta. Më në fund Alfonsi hoqi dorë nga planet lindore e si rrjedhojë, edhe nga traktati i aleancës.

March 27, 2016 09:51
Komento

1 Koment

  1. demo March 27, 22:17

    Alfonsi per Shqiptaret ka qene si Cu En Lai,qe solli vaporra plot.Pa Alfonsin Kruja nuk do te rezistonte as nje dite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*