Kush ishte Anastas Byku?

May 27, 2017 09:47

Kush ishte Anastas Byku?

 

I nderuar lexues! Anastas Byku ishte mësues, gazetar e publicist. Lindi në Lekël të Tepelenës. Pas përfundimit të gjimnazit në Janinë, punoi më 1848-1860 dhe më vonë si mësues në shkolla të ndryshme në Shqipëri e vise të tjera.

Botoi shqip dhe greqisht për dy vjet në Lamia të Greqisë gazetën “Pellazgu” kushtuar tërësisht luftës për gjuhën e kulturën kombëtare shqiptare. Me punën e tij, Anastas Byku theksoi se populli shqiptar, me gjithë ndarjet krahinore e fetare, përbënte një njësi kombëtare më vete, me histori të lashtë si pasardhës i pellazgëve dhe i ilirëve.

Përshtati alfabetin e greqishtes dhe hartoi abetaren “Gramë për shqiptarët”, dhe u përpoq të siguronte mbështetjen e qarqeve zyrtare greke e të pasanikëve shqiptarë jashtë vendit.

May 27, 2017 09:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*