Kush ishte Anselmo Lorekjo?

August 19, 2015 09:30

Kush ishte Anselmo Lorekjo?

I nderuar lexues! Anselmo Lorekjo (1843-1924) ishte publicist arbëresh. U dallua si veprimtar i lëvizjes kulturore e politike të arbëreshëve të Italisë, përkrahu përpjekjet e qeverisë italiane për ta vënë atë në shërbim të politikës së saj në Shqipëri. Mori pjesë në kongresin gjuhësor në Koriliano-Kalabro më 1895, ku u zgjodh edhe sekretar i “Shoqërisë Kombëtare Shqiptare” që u themelua atje. Më 1897 kryesoi kongresin tjetër gjuhësor në Lungro të Kalabrisë. Bashkëpunoi me organe të ndryshme të shtypit italian, është autor i një sërë artikujsh dhe i disa studimeve për çështjen kombëtare shqiptare. U bë i njohur si drejtor i gazetës së përdyjavshme “La nazione albanese”. Botoi edhe një përmbledhje me akte të Rilindjes Shqiptare “Memorandume”.

August 19, 2015 09:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*