Kush ishte Engjëll Mashi?

March 17, 2015 15:36

Kush ishte Engjëll Mashi?

I nderuar lexues! Engjëll Mashi (1758-1821) ishte studiues arbëresh i historisë dhe i kulturës shqiptare. Mësimet fillore i kreu në kolegjin e Shën-Adrianit. Studimet për drejtësi i përfundoi në Napoli. Më 1807 botoi italisht veprën “Fjalë mbi zanafillën, doket dhe gjendjen aktuale të kombit shqiptar”, ku vë në dukje autoktoninë e shqiptarëve dhe prejardhjen e tyre nga pellazgët, si dhe kërkon që arbëreshët e Italisë të njihen nga shteti si një kombësi e veçantë. Vepra pati ndikim pozitiv tek arbëreshët e Italisë dhe rilindësit shqiptarë. Botimi i parë i saj u përkthye frëngjisht nga gjeografi i njohur Maltebrun duke i bërë të njohur shqiptarët në botën e jashtme.

March 17, 2015 15:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*