Kush ishte Evlija Çelebi?

November 30, 2015 15:04

Kush ishte Evlija Çelebi?

I nderuar lexues! Evlija Çelebi ishte funksionar i lartë i oborrit të sulltanit, me detyrën nazir (inspektor) që raportonte për gjendjen e krahinave osmane. Vizitoi mjaft krahina të perandorisë dhe shumë vende të Azisë e të Evropës perëndimore. Hartoi veprën në 10 vëllime “Udhëtimet”, që ka shumë të dhëna me interes edhe për Shqipërinë. Evlija Çelebi e vizitoi Shqipërinë dy herë. Në udhëtimin e parë (1662) vizitoi Shkodrën, Tivarin, Ulqinin, Lezhën dhe qendrat qytetare të Shqipërisë së Mesme, të cilat i përshkruan me hollësi. Në udhëtimin e dytë (1670) vizitoi edhe qytetet shqiptare të Kosovës: Mitrovicën, Vuçiternin, Prishtinën, Gjakovën etj. Në vepër ka shënime të vlefshme edhe për qytetet në jug deri në Prevezë dhe të dhëna për timaret, tregtinë, zejtarinë, bujqësinë, artin, veshjet e sidomos për jetën qytetare të vendit.

November 30, 2015 15:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*