Kush ishte Ezhen Delakrua?

May 10, 2015 11:54

Kush ishte Ezhen Delakrua?

I nderuar lexues! Ezhen Delakrua (1798-1863) ishte piktor francez, figurë kryesore e shkollës së romantizmit në pikturë. Është autori i shumë pikturave murale dhe i kompozimeve figurale. Ezhen Delakrua ka realizuar edhe disa vepra me motive shqiptare si “Kampi i Marko Boçarit”, “Luftëtar malësor shqiptar”, “Një burrë suliot” etj., që ndodhen në muzeun e Luvrit dhe në koleksione private në Paris. Delakrua përdori kostume kombëtare shqiptare që i kishte sjellë miku i tij, piktori J. R. August, gjithashtu autor i disa tablove me motive nga vendi ynë.

May 10, 2015 11:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*