Kush ishte Franc Bop?

October 20, 2014 13:34

Kush ishte Franc Bop?

I nderuar lexues! Franc Bop (1791-1867) ishte gjuhëtar i shquar gjerman, themeluesi kryesor i gjuhësisë krahasuese historike indoevropiane. Studioi në rrafshin e gjuhësisë krahasuese indoevropiane edhe gjuhën shqipe. Analizoi numërorët dhe përemrat e gjuhës shqipe dhe tregoi karakterin indoevropian të tyre. Më 1855 botoi studimin “Mbi gjuhën shqipe në lidhjet e farefisnisë gjuhësore të saj” ku u bëri një analizë historike pak a shumë tërësore strukturës gramatikore dhe disa elementeve të leksikut të gjuhës shqipe. Në të zbuloi një varg elementesh të përbashkëta të shqipes me gjuhët e tjera indoevropiane dhe vërtetoi në mënyrë përfundimtare se ajo bën pjesë në familjen gjuhësore indoevropiane. Vepra e Franc Bop qe një gur themeli në studimin e historisë së gjuhës shqipe.

October 20, 2014 13:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*