Kush ishte Franc Miklosiç?

September 8, 2020 18:26

Kush ishte Franc Miklosiç?

Franc Miklosiç (1813-1899) ishte filolog slloven, profesor në Universitetin e Vjenës, sllavist, ballkanolog e albanolog i njohur.

U mor gjerësisht në vitet 60-70 të shekullit të kaluar edhe me studimin historik të krahasuar të gjuhës shqipe dhe solli një ndihmesë me vlerë për të ndriçuar marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera.

Që në veprën e tij “Elementet sllave në rumanishten”, në të cilën shtroi edhe problemin e lidhjeve në mes gjuhëve ballkanike, u mor gjerë edhe me mjaft çështje të historisë së shqipes, me fjalët autoktone të përbashkëta të shqipes e të rumanishtes, me latinizmat e gjuhës sonë.

Pas vitit 1870 u mor me studimin historik të leksikut të shqipes. Botoi tre vëllime me titullin “Gjurmime shqiptare”.

Me studimet e tij sjell ndihmesa të rëndësishme edhe për fonetikën historike e për morfologjinë historike të shqipes.

 

———-

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave 

September 8, 2020 18:26
Komento

13 Komente

  1. Messerschmitt September 9, 09:55

    Nga sllavet nuk vjen gje e mire !!!

    Reply to this comment
  2. demo September 9, 16:11

    Eshte slloven nuk eshte sllav.
    Kroatet,Sllovenet,Bosnjaket.,jane me pak sllave se shqiptaret,greket,rumunet.
    Edhe pse flasin gjuhe sllave.

    Reply to this comment
  3. PSE ? September 10, 21:30

    Te botosh tre vellime me studime “Gjurmime shqiptare” dhe t`u behet i njohur shqiptareve vetem si autor (pa perkthyer asgje) dhe pas me teper se nje shekull , te ben te dyshosh per vlerat e atyre tre vellimeve ! Asnje nga livruesit e gjuhes sone nuk dime ta kete permendur emrin e tij , pa lere pastaj per “kontributin” si albanolog !

    Reply to this comment
    • Dibrani September 11, 12:42

      Ta them une pse.

      Sepse keto vellime jane plot me genjeshtra antishqiptare

      Fjale te huaja te gjuheve te ndryshme qe as nuk ekzistojne ne gjuhen shqipe jane quajtur si fjale qe gjoja jane ne gjuhen shqipe si fjale te huazuara.

      Por gati te gjitha keto fjale nuk jane fare ne gjuhen shqipe dhe as nuk perdoren nuk shqiptaret.

      Rezultati i ketyre vellimeve antishqiptare eshte qe u deklarua sikur gjuha shqipe eshte nje gjuhe me 93% fjale te huazuara dhe kete e ka shkruajtur edhe Kolec Topalli ne librin e tij per huazimet ne gjuhen shqipe. Per kete liber Kolec Topalli mori 10.000 € si shperblim per genjeshtrat antishqiptare qe shkruajti. Edhe Eqrem Cabej ka bere te njejten gje si Topalli duke pretenduar fjale te huazuara qe as nuk jane ne gjuhen shqipe.

      Po tani ca mendon ti PSE ?

      Reply to this comment
      • PSE ? September 11, 21:00

        Mbase kini te drejte z.Dibrani , kjo und te jete njera nga arsyet , sepse nuk dime qe deri tani , te kete cituat dicka nga shkrimet e ketij “eruditi” sllav !

        Reply to this comment
  4. Dibrani September 11, 15:16

    Mos genje kot ti LEON.

    Shiko kete shkrim te Nelson R. Cabej:

    http://www.gazetadita.al/ne-rrenjet-ilire-dhe-indoeuropiane-te-gjuhes-shqipe-pj-ii/

    Nelson Cabej, kushuriri i Eqrem Cabejt, e njeh fjalorin e Hesikut te Aleksandrise. Edhe Eqrem Cabej e njihte shume mire kete fjalor se edhe vet e ka permendur por vetem per disa fjale ashtu si edhe Nelson Cabej ka shkruar vetem disa fjale ilire nga ky fjalor megjithese ky fjalor shume me shume fjale ilire dhe pellazge.

    Ca thua tani ti LEON?

    Reply to this comment
  5. Begzad September 12, 22:26

    Mikloshiqi ishte themelues i sllavistikes shkencore, ballkanologjise dhe madje sipas Norbert Joklit edhe i albanologjise. Sikur e theksonte Profesor Idriz Ajeti, Gustav Meyer – një shkencëtar i rrallë sistematik, i cili mbi rezultatet, e përkora por pioniere të Franc Mikloshiçit, ndërtoi veprën e vet të rëndësishme.albanologjike
    Tri vëllimet e tij me studime shqiptare në gjuhën gjermane janë të vogla për kah vëllimi po të rëndësisheme dhe të vëllimshme për nga pesha e studimit.

    Reply to this comment
    • Dibrani September 13, 09:42

      O Begzad.

      Ca flet keshtu?

      Franc Mikloshiçi dhe Gustav Meyeri ishin maskarenj te tmerrshem per gjuhesine. Ishin nje turp i madh per gjuhesine keta muter.

      Sepse keta merrnin fjale te huaja te gjuheve te ndryshme qe as nuk ekzistojne ne gjuhen shqipe dhe i kane quajtur si fjale qe gjoja jane ne gjuhen shqipe si fjale te huazuara.

      Keto vellime qe thua ti jane vellime teresisht antishqiptare.

      Rezultati i ketyre vellimeve antishqiptare eshte qe u deklarua sikur gjuha shqipe eshte nje gjuhe me 93% fjale te huazuara dhe kete e ka shkruajtur edhe Kolec Topalli ne librin e tij per huazimet ne gjuhen shqipe. Per kete liber Kolec Topalli mori 10.000 € si shperblim per genjeshtrat antishqiptare qe shkruajti. Edhe Eqrem Cabej ka bere te njejten gje si Topalli duke pretenduar fjale te huazuara qe as nuk jane ne gjuhen shqipe.

      Themeluesi i albanologjise eshte arbereshi Dhimiter Kamarda.

      Keta qe permend ti Begzad jane vetem antishqiptare dhe prosllave qe kishin si qellim qe te mohonin gjuhen shqipe duke e deklaruar si nje gjuhe qe perbehet gati plotesisht vetem nga fjale te huazuara nga gjuhe te tjera.

      Por gjuha shqipe shkelqen si drita e diellit me fjalorin e Hesikut te Aleksandrise:

      https://www.youtube.com/watch?v=5LybloI4Yu8

      Ne antikitet gjuha shqipe eshte shkruajtur edhe ne fjalor kur gjuhet e tjera nuk ishin shfaqur ne histori edhe pa lere me pastaj qe te ishin shkruajtur.

      Gjithe ato mbishkrimet e ilireve, pellazgeve, etruskeve, mesapeve, epiroteve, maqedoneve, eteokretasve, minove, mikenasve, joneve, doreve, eoleve, likeve, frigasve, hititeve etj. vertetojne gjuhen shqipe si gjuhen e pare te shkruar ne Evrope.

      Ne Durres, Apolloni, Bylis, Butrint etj. jane gjetur shume mbishkrime ilire qe gjuhetaret i kane deklaruar si greke por nuk i kane perkthyer dot me greqishten se jane ne ilirisht pra ne shqip.

      More vesh tani?

      Reply to this comment
  6. Copy-Paste September 17, 10:08

    Jemi ne shekullin e XXI, ne artikull behet fjale per vitet 60-70 te shekullit te kaluar ku Miklosiç, u morr me studimin historik te krahasuar te shqipes,dhe Miklosiçka jetuar 1813-1899, pra para dy shekujsh. Pune e ngaterruar.

    Reply to this comment
    • Dibrani September 18, 21:57

      Ne komentet e mija me siper i kam shkruajtur te vertetat per kete teme. Ky shkrim i gazetes Dita eshte nje kopje nga nje enciklopedi e kohes para 1990. Prandaj eshte ndryshimi per shekujt por kjo nuk ka rendesi per temen.

      Ca mendon ti per permbajtjen e komenteve te mija dhe per kete teme?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim