Kush ishte Gjin Gjergji?

October 9, 2015 15:15

Kush ishte Gjin Gjergji?

I nderuar lexues! Gjin Gjergji ishte udhëheqës i kryengritësve të Dukagjinit në fillim të shek.XVII. Kryesoi të dërguarit e kryengritësve në kuvendin e madh të Dukagjinit që u mblodh në vitet 1601-1602 dhe mori pjesë në kuvendet ballkanike të Kuçit, Prokupit dhe Beogradit. Në planet e luftës për çlirimin e vendit më 1607-1608 ishte parashikuar që me forcat e malësive Gjin Gjergji të merrte Shkodrën dhe të mbyllte shtigjet për të mos lejuar kalimin e ushtrive osmane. Duke çmuar rolin e tij dhe të malësorëve dukagjinas, spanjollët që synonin të hidheshin në Ballkan u përpoqën ta bënin për vete, por nuk ia arritën qëllimit.

October 9, 2015 15:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*