Kush ishte Hamza Kazazi?

December 8, 2014 13:58

Kush ishte Hamza Kazazi?

I nderuar lexues! Hamza Kazazi ishte anëtar i këshillit të përkohshëm dhe komandant i veprimeve ushtarake në kryengritjen qytetare të Shkodrës të vitit 1835. Rridhte nga një familje fshatare nga Beltoja e vendosur në qytetin e Shkodrës. Në kohën e Mustafa Pashë Bushatlliut kishte qenë komandant i njësisë ushtarake që mbante rregullin në qytet. Pas ardhjes në Shkodër të qeveritarit Osman Hafëz Pasha, hoqi dorë nga kjo detyrë dhe iu kundërvu administratës së re. Drejtoi të gjitha veprimet kryengritëse deri në luftimet e 29 korrikut të vitit 1835, në Gurin e Shëngjonit, ku u plagos rëndë. U largua nga skena politike dhe derisa vdiq nuk pranoi të hynte në shërbim të shtetit osman.

December 8, 2014 13:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*