Kush ishte Hans Tunman?

March 28, 2016 10:19

Kush ishte Hans Tunman?

I nderuar lexues!

Hans Tunman (1746-1778) ishte historian suedez, një nga albanologët e parë, profesor në Universitetin e Halles në Gjermani. Në veprën e tij “Hulumtime për historinë e popujve të Evropës Lindore”, Hans Tunman bën përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar prejardhjen e shqiptarëve e të gjuhës së tyre. Arriti në përfundimin se shqiptarët mesjetarë janë vazhdues autoktonë të popullsisë antike të ilirëve, e cila nuk u romanizua dhe as nuk u zëvendësua në viset e veta nga një popullsi e mëvonshme e vendosur këtu. Hans Tunman jep historinë e shqiptarëve mesjetarë si një formacion etno-kulturor unitar dhe si faktor politik më vete. Vepra e tij përbën një ndihmesë për ta vënë mbi baza shkencore problemin e formimit të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij.

March 28, 2016 10:19
Komento

1 Koment

  1. beni March 28, 11:10

    Po cilen gjuhe ?
    Hajde ketu?serbisht
    Vjen ketu?italisht
    Ec ketu?…….
    Eja ketu apo ella greqisht
    Kta ose jan trapa ose bejn punen e vatikanit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*