Kush ishte “helmi i paguar me taksa” sipas Ben Blushit?!

January 29, 2018 15:45

Kush ishte “helmi i paguar me taksa” sipas Ben Blushit?!

Ky që shihni në foto është një status i Ben Blushit në muajin Qershor të 2017-ës. Në atë kohë, Blushi drejtonte partinë LIBRA dhe akuzonte Top Channel si televizion kioskë, i cili shiste kohë me para gjatë fushatës elektorale.

Në statusin e tij Blushi shkruante:

Diçka për televizionet e Shqipërisë, helmi i paguar me taksa.

A doni të dini sa të shitura, të shpifura dhe të shëmtuara janë televizionet e Shqipërisë? Shikoni statistikat e shpërndarjes së kohës qysh se ka nisur fushata zyrtarisht. Rilindja është transmetuar vetëm në lajme 53 ore, pa llogaritur çdo ditë dy orë Live nga çdo katund I vendit. Çadra ka dalë në çdo dritare 31.3 orë, ndërsa LSI 13 orë. A e dini sa kohë ka marrë LIBRA? Vetëm 27 min. Këto kioska që shesin kohën për para do rrëzohen bashkë me klientët e tyre. Këto janë helmi i paguar me taksa”- shkruante në atë kohë kreu i LIBRA-së, sot, 6 muaj më vonë, Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.

Por siç është bërë zakon në këtë vend, ato që thuhen harrohen shumë shpejt. Madje, në shumicën e rasteve, kemi parë që, ata të cilët shahen e akuzohen më tepër në fund përfundojnë të “martuar”.  Se çfarë do të ndodh me Blushin dhe martesën e tij, do e shohim…

e.r. /dita

January 29, 2018 15:45
Komento

4 Komente

  1. Plaku January 29, 17:13

    I çoi dëm parate e ambasades ruse ky xhihadist sllav. harm i qofshin.

    Reply to this comment
  2. hë për hë January 29, 18:59

    Topi dhe Beni eshte nje bashkjetese qe nuk do te zgjase shume Tekat dhe sjellja e ketij politikani gazetar jane te pa imagjinueshme dhe nga monstruozet. Vjollces do ti vije ne maje te hundes ne nje kohe rekord e do te mallkoje veten e çastin kur i propozoi blushit postin e drejtuesit kryesor. E do llafoman, intrigant, dembel, sherrxhi …por edhe mosmirenjohes si ai. Vetem per nje gje duhet te jeni te sigurte qe beni do ta çoj topin shpejt ne rrugen per janine…Ngushllimet e mija paraprake pronareve qe e kane nxjerre anijen e tyre ne nje det te trazuar pa vela e timon.

    Reply to this comment
  3. Agim Kraja Rruga Ferit Xhajko pall 59 6 hyrja4 ap 13 Tirane January 29, 21:52

    ALPINI.
    Kur e heq veten sikur eshtelidher edhe ky.ky eshte fundi i nje kazani te djegur.
    Zonja Vjollca nuk kishe ndonje forme tjeter per falimentuar topin

    Reply to this comment
  4. Onkezmi January 30, 04:22

    Difektet ne karakter,nuk ia mohojne kulturen,etiken dhe zgjuarsine e gazetarit dhe romancierit profesionist…Nuk eshte ndertues,qe ben gazeta,por intelektuale qe di dhe ben letersi…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*