Kush ishte Henrik Bariç?

September 10, 2015 12:03

Kush ishte Henrik Bariç?

I nderuar lexues! Henrik Bariç (1888-1957) ishte gjuhëtar kroat, ballkanolog e albanolog. Ka bërë studime për fusha e probleme të ndryshme të historisë së gjuhës shqipe. Ndër veprat e tij mund të përmenden: “Studime rumune-shqiptare”, “Në gjurmët e ilirishtes”, “Studime gjuhësore ilire” etj. Ndërmori një fjalor serbokroatisht-shqip, pjesa e parë e të cilit u botua më 1954. Në shqyrtimet etimologjike të tij, Henrik Bariç shtoi fondin e njohur indoevropian të shqipes dhe trajtoi disa dukuri të fonetikës historike të saj. Për sa i përket prejardhjes së gjuhës shqipe, u shfaq përkrahës i tezës trake, duke vënë në dukje përkime të shqipes me rumanishten.

September 10, 2015 12:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*