Kush ishte Hodo Sokoli?

March 24, 2016 10:01

Kush ishte Hodo Sokoli?

I nderuar lexues!

Hodo Sokoli (1841-1883) ishte veprimtar i dalluar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetar i Komitetit të degës së Lidhjes për Shkodrën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Që në fillim të vitit 1880 doli hapur kundër vendimit të Portës së Lartë për t’i dorëzuar Malit të Zi Hotin dhe Grudën dhe në mënyrë demonstrative zhveshi publikisht uniformën e kolonelit të xhandarmërisë turke. Në prill-korrik 1880 Hodo Sokoli drejtoi luftimet për mbrojtjen e Hotit dhe të Grudës dhe dha një ndihmesë të rëndësishme për kurorëzimin me sukses të luftës së vullnetarëve shqiptarë kundër ushtrisë së rregullt malazeze. Pas rënies së Ulqinit në duart e Malit të Zi, Hodo Sokoli u arrestua dhe u internua në Anadoll, prej nga nuk u kthye më.

March 24, 2016 10:01
Komento

1 Koment

  1. demo March 24, 17:48

    Mos jepni fotografi koti,por jepni fotografine e Hodo Sokolit me uniforme ushtarake se e keni ne internet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*