Kush ishte Jakup Ferri

May 16, 2018 09:18

Kush ishte Jakup Ferri

Jakup Ferri (1832 – 1880) ka qenë luftëtar dhe udhëheqës ushtarak popullor nga qyteti i Plavës.

Pjesëmarrës aktiv në lëvizjen kryengritëse të viteve ‘60 kundër Tanzimatit në krahinën Plavë-Guci, si dhe në luftimet kundër orvatjeve të ushtrisë malazeze për të pushtuar toka shqiptare më 1874 e 1876.

Jakup Ferri ka qenë pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe anëtar i Komitetit të Lidhjes për Plavën.

Ishte një nga organizatorët e aksionit të Gjakovës në shtator 1878, që përfundoi me vrasjen e Mehmet Ali Pashës.

Udhëhoqi forcat mbrojtëse shqiptare më 4 dhjetor 1879 në afërsi të Nokshiqit dhe të Velikës dhe u vra në luftimet me trupat malazeze.

n.s. / dita

May 16, 2018 09:18
Komento

6 Komente

  1. demo May 16, 12:37

    Nip sternipat e tij sot flasin serbisht..

    Reply to this comment
  2. kodra pas bregut May 17, 00:01

    Ti “Demo ” duhet te jesh Ushtatak por qe ke kryer nje shkollim civil .
    Je nje nihilist dhe njiherit sic te thote ” Anticensura” je Partizani ” Jedinstvo i Bratstvo” .
    I sulmon dhe i denigron te gjithe.
    Ne se Trojet tona etnike nuk e kane ndjere kurre Aromen e Shtetit Ame , nuk ka asgje te keqe ne se flasin gjuhen Serbo -Kroate , sepse u duhej te jetonin e te punonin .
    Por Shqipen ama edhe pse ashtu te varfer dhe ne dialekt , Kurre nuk e harruan .
    Une kam plot miq e shoke nga Plave -Gucia dhe jane shume namuzqare dhe puntore !

    Reply to this comment
    • xyz May 17, 14:27

      Sakte. Te njeten gje te kishin bere edhe Camet, nuk do te kishin lene vatrat e tyre. Fatkeqesisht vepruan gabim……

      Reply to this comment
  3. demo May 17, 08:32

    Ju ish ushtaraket,jo se nuk kuptoni,por nuk doni ta kuptoni perse ju rrezua gjithe ajo karabina keshtjelle e pamposhtur buze Adriatikut.Kercujt e shtrember ne themelet e ngrehines tuaj i vuri enveri,miladini,dushani,me ate qe ju e quani lufta nac-cl.me terrorin antishqiptar,shkeputjen e trojeve shqiptare ne favor te serbeve dhe grekeve.
    Ju thoni se Zogi shiti Vermoshin dhe shen Naumin,
    Une them qe enveri shiti Kosoven dhe Camerine.
    Sa per ate qe kam shkruar me lart po te them o censure se informacioni im eshte i sakte.Une jam mik me Plavjane.Jo sot por qe ne 1972 kam mesuar prej tyre se bashkefshataret e tyre ,pasardhesit e Heroit te luftes me Mark Milanin e Malit te Zi,Jakup Ferri,jane sanxhakezuar,jane serbizuar ne gjuhe dhe bosnjakezuar ne tabihate.
    Perpara se ISIS te ngulte kthetrat ne popullsine shqiptare te Kosoves,ne kohen e Jugosllavise se vjeter dhe te re,nje sekt i muslimaneve sunite ndermjetesoi me shovinizmin malazes(qe eshte me i eger se ai serb)qe shqiptaret muslimane te Podgorices,Plave e Guci,Sanxhak e Pazar te Ri t`i Boshnjakesonte,dmth.Te ruanin fene muslimane,por te nderronin gjuhen dhe kombesine.Edhe sot si rezultat i represionit malazes dhe skutherise te klerikeve muslimane Sanxhaku i gjithe,Plave e Gucia,e gjthe Podgorica,flasin serbisht,por shyqyr allahut shkojne e falen ne xhami.Kjo eshte gjendja sot.Xhamite nuk u prishin pune serbo-malazezeve,as ideologjia koministe.GJUHA SHQIPE U PRISH PUNE.
    TI anticensure me quan Titist.Ne fakt autor i editorialit.:Cfare eshte Tito per popullin shqiptar?,nuk jam une sepse as kisha lindur,por eshte antishqiptari me i cquar ne Histori,enver hoxha..Ky LAPERDHAR i armiqve me te betuar te popullit shqiptar ka provuar terbimin e Hrushovit,helmin e Ibarurit,por vetem nga Tito,ka provuar POSHTERIMIN E POPULLVRASESIT TE VET.Se mund te thuash se gjarperi tremb luanin.por gjarperin e ha nje macok.Dhe Tito i kishte syte e hirte zhbirues si sy macoku,sa tmerroi dhe Stalinin.

    Reply to this comment
    • xyz May 17, 14:23

      Demo sipas jush keta kane nderruar gjuhe e kombesi por ruajten besimin qe kishin kane bere gabim ? Kurse sipas meje keta jane treguar te SHUME te zgjuar. Pse do te thoni juve ? Ja pra shembullin kemi Camet qe po te kishin bere te njejten gje qe bene keta nuk do te ishin perzene nga Cameria por do te ishin prape aty ne shtepite e tyre. Cameve edhe sot ne Shqiperi u hiqen tendat e librave ne mes te Tiranes. Ku eshte KOMBI ketu o demo ?????? Per cilin komb po flisni se nuk po ju kuptoj.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*