Kush ishte Jan Kukuzeli?

January 25, 2015 17:31

Kush ishte Jan Kukuzeli?

I nderuar lexues! Jan Kukuzeli ishte figurë e shquar e kulturës muzikore bizantine, me origjinë nga Durrësi. Lindi rreth viteve 1070-1075. U pranua në shkollën e pallatit perandorak në Kostandinopojë, ku u shqua si më i afti dhe u mbiquajt Kukuzeli. Ishte drejtues i këngëtarëve antikë dhe maistor i kapeles perandorake, bëri emër si këngëtari dhe muzikanti më i madh i Kostandinopojës në shek.XI. Pasi ra në kontradiktë me perandorin e Bizantit, u vendos në malin Athos në manastirin Laura e Madhe, ku u mor me studime muzikore. Jan Kukuzeli krijoi sistemin e shkrimit muzikor, i quajtur shkrimi kukuzelik. Notacioni muzikor i tij u përdor për afro disa shekuj në muzikën kishtare. Kukuzeli ishte edhe pedagog, poet e himnograf; shkroi disa vepra didaskalike të rëndësishme për historinë e muzikës.

January 25, 2015 17:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*