Kush ishte Kadri Prishtina

December 10, 2018 02:09

Kush ishte Kadri Prishtina

Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina, 1878 – 1925) ka qenë jurist, atdhetar i njohur, botues në Shkodër më 1923 i revistës “Udha e së vërtetës”.

Ka lindur në Prishtinë, por arsimin e lartë e mori në Stamboll për pedagogji e drejtësi. Atje u burgos për veprimtari patriotike.

Më 1914-n u kthye në atdhe dhe ishte një nga themeluesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” të krijuar në Shkodër më 7 nëntor 1918 (kryetar i tij).

Në bashkëpunim me Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën zhvilloi një veprimtari të gjerë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullsisë shqiptare të Kosovës.

Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh ministër i Drejtësisë dhe më 1921 nënkryetar i parlamentit shqiptar.

Në qeverinë e Hasan Prishtinës të dhjetorit 1921 u caktua përsëri ministër i Drejtësisë.

Ishte kundërshtar i hapur i Ahmet Zogut. Më 1922-1923 mërgoi në Austri.

b.m. / dita

December 10, 2018 02:09
Komento

6 Komente

  1. GRANIT DRENICA December 10, 13:49

    Ani se SHALLIN E HOXHËS n’kokë, por KOKËN qindpërqind SHQIPTAR ATDHETAR, kështu duheshte të ishin edhe HOXHËT tjerë shqipfolës SOT,(por, jo vetëm hoxhët) si Hoxhë Kadri Prishtina, që të jenë TË BEKUAR për së gjalli dhe mandej… !!!

    Reply to this comment
  2. demo December 11, 00:28

    Ndryshimi midis hoxhe Kadriut dhe hoxhallareve te sotem eshte:Hoxhe Kadriu mendjen dhe shpirtin nuk e kishte ne Stamboll,por e kishte ne Kosove.Keta hoxhallaret e sotem jetojne ne Kosoven e lire dhe mendjen dhe shpirtin e kane tek ISIS.

    Reply to this comment
  3. Mark U.K December 11, 19:43

    Sigurisht turk mos e diskuto.

    Reply to this comment
  4. RRUFE-BUBULLIMA ! December 11, 20:44

    Mark U.K,
    ti, përveç zakonisht, edhe me çdo fjalë tëndën, po di dhe po mund të hash vetëm MUT, se shqiptar i vërtetë TI je shumë pak, apo HIÇ !

    Reply to this comment
  5. Fakulteti juridik ne Stamboll studjon SHERIATIN. December 12, 10:21

    E çka pozitive pritni ju nga nji hoxhe qe ka studjue ne fakultetin juridik islamik te Stambolles ku LIGJI asht SHERIATI.

    Reply to this comment
  6. RRUFE-BUBULLIMA ! December 12, 23:46

    “Fakulteti juridik në Stamboll studion SHERIATIN ” !

    NJERIU I VËRTETË më së miri mëson që t’i shërbej e si t’i shërbejë ZOTIT dhe t’i kundërvihet DJALLIT, duke mësuar prej DJALLI e nga mësimet e DJALLIT !?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*