Kush ishte Karlo Taliavini?

December 5, 2015 13:52

Kush ishte Karlo Taliavini?

I nderuar lexues! Karlo Taliavini (1903-1982) ishte gjuhëtar i njohur italian, romanist, ballkanolog e albanolog. Mbajti për shumë vjet ligjërata të rregullta në Universitetin e Padovës për gjuhën e për letërsinë shqipe. Ka botuar monografi e artikuj për çështje të dialektologjisë, të leksikologjisë historike, të historisë së gjuhës shqipe dhe të gjuhësisë shqiptare. Ka shkruar vështrime të përgjithshme për shqipen në enciklopedi, përmbledhje e vepra të ndryshme. Me veprën “Shqipja e Dalmacisë” dha një ndihmesë për njohjen e së folmes shqipe të Borgo Ericos (Arbëneshit) afër Zarës. Taliavini hartoi edhe një monografi dialektologjike për “Të folmet shqipe të tipit të gegërishtes lindore”, në të cilën dha një parashtrim përshkrues të të folmeve shqipe të Kosovës dhe Maqedonisë.

December 5, 2015 13:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*