Kush ishte Kostandin Arianiti?

May 27, 2016 22:37

Kush ishte Kostandin Arianiti?

I nderuar lexues!

Kostandin Arianiti (1457-1531) ishte djali i sundimtarit shqiptar Gjergj Arianiti dhe trashëgimtar i titullit princëror. Në moshën 12 vjeçare pas vdekjes së Gjergjit, bashkë me të ëmën mori rrugën e mërgimit, u rrit në oborret princërore të Italisë dhe u bë zot i Monferratos, kapedan i Pizas në Itali. Më 1495 Kostandin Arianiti iu përgjigj thirrjes së krerëve të lëvizjes çlirimtare shqiptare dhe së bashku me Martin Firmanon organizuan një ekspeditë për t’u kthyer në Shqipëri. Ekspedita dështoi pa nisur, sepse Venediku ndërhyri me forcat e veta dhe e pengoi. Kostandin Arianiti u vu në dispozicion të perandorit Maksimilian që e emëroi zëvendës të përgjithshëm në Itali dhe e dërgoi ambasador në Romë. Më 1516 u emërua zot i Fanos në Italinë qendrore dhe vdiq po atje.

May 27, 2016 22:37
Komento

1 Koment

  1. ELIOT May 30, 12:31

    VENEDIKU GJITHMONE KA QENE KUNDER INTERESAVE TE SHIPTAREVE PER CLIRIM .EDHE GJERGJ KASTRIOTIN E TRADHETUAN … SE NDIHMUAN ..SE NGA ANA TJETER TURQIT I PREMTUAN MALIN E ZI SI DHURATE DHE E MOREN NE DORE PER 300 VJET …. TOKAT E SHQIPRISE .I NDABE TURQIA DHE VENEDIKU … PER 300 VJET DERI .SA RUSIA I BERI LIFTE TURKUT …. RUSET LIRUNA SERBINE ..MALIN E ZI JA MOREN ITALIANEVE .. DHE E LANE SHQIPERINE KOMA NE DUART E TURQEVE… SE SKISHIN INTERES … DHE E BENE MALIN E ZI RUS SERB….. JA HISTORIA .REALITETI ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*