Kush ishte Koto Hoxhi?

October 7, 2015 13:07

Kush ishte Koto Hoxhi?

I nderuar lexues! Koto Hoxhi (Kostandin Hoxhi, 1824-1895) ishte veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit e i kulturës shqiptare, Mësues i Popullit. Lindi në Qestorat të Lunxhërisë (Gjirokastër), ku më pas punoi si mësues i shkollës së mesme në gjuhën greke, duke dhënë fshehurazi shqipen. Më 1879 mori pjesë në komisionin e posaçëm të Komitetit të Stambollit, që u formua për shqyrtimin e çështjes së alfabetit, ku mbrojti variantin e hartuar nga Sami Frashëri, si dhe në botimin e “Alfabetares” së Stambollit. Koto Hoxhi njihet gjithashtu si një nga themeluesit e teatrit shqiptar, organizoi më 1874 shfaqjen teatrale “Dasma lunxhiote”. Shkroi vjersha dhe ishte një nga nismëtarët e poezisë didaskalike për fëmijë. Për shkak të veprimtarisë së tij, Koto Hoxhi u burgos dhe u përndoq nga qeveria osmane e kisha fanariote.

October 7, 2015 13:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*