Kush ishte Koto Hoxhi?

August 13, 2017 11:04

Kush ishte Koto Hoxhi?

I nderuar lexues! Koto Hoxhi (Kostandin Hoxhi, 1824-1895) ishte veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit e i kulturës shqiptare, Mësues i Popullit.

Lindi në Qestorat të Lunxhërisë (Gjirokastër), ku më pas punoi si mësues i shkollës së mesme në gjuhën greke, duke dhënë fshehurazi shqipen. Më 1879 mori pjesë në komisionin e posaçëm të Komitetit të Stambollit, që u formua për shqyrtimin e çështjes së alfabetit, ku mbrojti variantin e hartuar nga Sami Frashëri, si dhe në botimin e “Alfabetares” së Stambollit.

Koto Hoxhi njihet gjithashtu si një nga themeluesit e teatrit shqiptar. Për veprimtarinë e tij patriotike u burgos dhe u përndoq nga qeveria osmane dhe kisha fanariote.

August 13, 2017 11:04
Komento

1 Koment

  1. Pellazgos August 15, 14:35

    Koto emer?
    Kjo tregon edhe nje here qe keta Orthodoks ishin te perndjekur ne kohen e Osmaneve ashtu si armiqte e “popullit” ne Diktaturen komuniste.
    Po ju thoni qe Kostandini qe Shqipetare,tani thoni Koto?
    Sa hipokrite!Ashtu si Asdreni Aleksander,Stavro Drenova,po ashtu edhe Lasgushi i Pogradecit Llazar Kozma Dusho,Migjeni Millosh Gjergj Nikolla,etj.
    Qe te mbijetoje ne kohen e Turqise duhej te kishe Psevdho Onoma pseudonime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*