Kush ishte Lekë Zaharia?

April 14, 2016 11:13

Kush ishte Lekë Zaharia?

I nderuar lexues!

Lekë Zaharia ishte bashkëluftëtar i Skënderbeut. Mori pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe qe anëtar i Lidhjes Shqiptare që doli nga ky kuvend, deri sa u vra më 1445 nga rivali i tij Nikollë Dukagjini. Vrasja e Lekë Zaharisë i cili nuk kishte trashëgimtar, ngriti çështjen e trashëgimit të qytetit të rëndësishëm të zotërimeve të tij të Dejës. Venediku, duke bërë për vete nënën e të vrarit, u përgatit për të vënë dorë mbi këtë qendër të rëndësishme doganore. Skënderbeu dërgoi pranë saj Vrana Kontin për ta bindur që ta vinte qytetin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Pushtimi i qytetit nga venedikasit dhe lajmet diskredituese që kishin përhapur ata se Skënderbeu kishte gisht në vrasjen e Lekë Zaharisë, u bënë shkak për shpërthimin e luftës që ndërmori Lidhja e Lezhës kundër sundimit të Venedikut mbi qytetet shqiptare.

April 14, 2016 11:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*