Kush ishte Luixhi Ugolini?

September 2, 2016 11:07

Kush ishte Luixhi Ugolini?

I nderuar lexues!

Luixhi Ugolini ishte arkeolog italian. Kryesoi misionin arkeologjik italian të krijuar më 1926. Misioni do të kryente për një afat prej 30 vjetësh kërkime e gërmime arkeologjike në krejt territorin shqiptar, me përjashtim të prefekturave të Shkodrës, Durrësit e Vlorës. Luixhi Ugolini i filloi gërmimet po atë vit në Finiq, por meqë nuk dhanë rezultatet e pritura, më 1928 u shpërngul në Butrint. Me gërmimet e bëra deri më 1937 zbuloi një pjesë të qendrës së qytetit, ku ishte ruajtur teatri, një portik, tempuj e godina të tjera, si dhe mure rrethuese etj. Botoi tre vepra të titulluara “Shqipëria antike”, ku dy vëllime ia kushtoi gërmimeve të Finiqit dhe Butrintit, duke lënë një informacion të hollësishëm mbi këto dy qytete.

September 2, 2016 11:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*