Kush ishte Mario Rok?Kush ishte Mario Rok?

September 27, 2015 13:47

Kush ishte Mario Rok?Kush ishte Mario Rok?

I nderuar lexues! Mario Rok ishte filolog francez, romanist, që dha ndihmesë me vlerë edhe për albanologjinë. Në shkollën e Gjuhëve Orientale të Universitetit të Parisit pas Luftës I Botërore, dha për mjaft vjet mësimin e gjuhës shqipe. U mor me studimin e autorëve të vjetër të letërsisë shqiptare. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në dy vepra: “Kërkime për tekstet e lashta shqipe” dhe “Fjalori shqip 1635”. Në veprën e parë dha një përshkrim të plotë të 17 botimeve dhe dorëshkrimeve më të para shqipe, disa edhe të zbuluara prej tij, duke hedhur në qarkullim të gjerë një informacion të pasur dhe duke e njohur botën shkencore me rëndësinë e teksteve të vjetra shqipe për historinë e kulturës sonë në shek. XVI-XVII. Në veprën e dytë ribotohet i fotokopjuar i pari fjalor i gjuhës shqipe i F. Bardhit.

September 27, 2015 13:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*