Kush ishte Mark Gjini

March 4, 2018 03:07

Kush ishte Mark Gjini

Mark Gjini ishte figurë e dalluar e lëvizjeve çlirimtare shqiptare në fund të shek.XVI-fillimi i shek.XVII.

Më 1595 së bashku me Tomë Plezhën porositi vulën për shkresat e kuvendeve shqiptare. Si përfaqësues i tyre shkoi në Napoli më 1596 për të paraqitur çështjet e Shqipërisë në Këshillin e Kurorës.

U kthye në Lezhë më 1598 për të rekrutuar ushtarë, por e ndoqën venedikasit të cilët u orvatën ta vrisnin.

Kuvendi i Dukagjinit e bëri përfaqësues kryesor. Më 1607 kryesoi delegacionin pranë mbretit të Spanjës, ku u paraqit me letra përcjellëse si “tribun ushtarak epirotas”.

Pas dështimit të përpjekjeve shqiptare për shkak të kontradiktave në gjirin e koalicionit evropian, veprimtaria e mëtejshme e Mark Gjinit nuk njihet.

n.s. / dita

March 4, 2018 03:07
Komento

3 Komente

  1. Pellazgos March 4, 21:16

    Tribune ushtarak Epirotas”?
    Mos more,hiqeni shpejt se do na degjojne Greket qe thone se ka egzistuar Epiri dhe Prijesi i Tij Jeorgios Kastriotis.
    Ne si Turq te rinj me perpjekje te medha po i heqim Eprin historike Greke nga librat,ju po shkruani per Epir dhe te ndare ne Vorio Epir nga “miqte” tane per vd3kje,amerikanet dhe cifutet.

    Reply to this comment
  2. Nji foto e mrekullushme Shqiptare . March 4, 23:32

    Ja pra si diskutonin te paret tane
    ne ate kohe ,
    keshtu diskutojme edhe sot ,
    me te njejtin Temperament si te paret tane
    eshte e dukeshme ne kte Foto tensionin qe ka mberthyer ajrin ne kte Tablo te mrekullushme .

    Problemi i vetem pse ne ,pra shqiptaret sot si
    zgjidhim dot kontraditat me njeri tjetrin ,
    ndryshe nga te paret tane eshte ajo se,
    ata kishin shpatat me vehte ne cdo debat ,
    armet dhe kjo i bente te zgjidhnin shpejt kontraditat
    e kuptoheshin shpejt . 😉

    Reply to this comment
  3. Thanks March 5, 05:09

    Ai ka qene stergjyshi i Xhin Xhonit, gjyqtarit me fame boterore qe fenoi Napoleon Bonopartin, por jo edhe Sali Berishen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*