Kush ishte Marko Boçari?

April 12, 2015 09:49

Kush ishte Marko Boçari?

I nderuar lexues! Marko Boçari (1790-1823) ishte komandant suliot e pjesëmarrës në mbrojtjen e Janinës më 1821-1822. Pas rënies së Sulit nën pushtetin e Ali Pashë Tepelenës, hyri në shërbim të ushtrisë franceze në Korfuz si komandant i një reparti suliotësh. Marko Boçari luftoi me zotësi për çështjen e Ali Pashës. Pas shembjes së pashallëkut të Janinës dhe rënies së Sulit në duart e turqve, u lidh me kryengritjen greke. U shqua për aftësi ushtarake në një varg betejash. Në rrethimin e parë të Misolongjit u dallua për fitoren kundër ekspeditës ndëshkimore osmane. Marko Boçari u emërua kryekomandant i forcave luftarake të Greqisë. U vra më gusht 1823 nga kapedani i Mirditës, kur po sulmonte kampin e ushtrisë së Mustafa Pashë Bushatlliut.

April 12, 2015 09:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*