Kush ishte Mujo Ulqinaku?

April 7, 2015 15:20

Kush ishte Mujo Ulqinaku?

I nderuar lexues! Mujo Cukali (Ulqinaku) lindi më 1986 dhe vdiq më 1939. Është një ndër luftëtarët e parë dhe më të shquar si dhe organizues i qëndresës së armatosur kundër pushtuesit fashist italian në prill të vitit 1939. Lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër. Që në moshë të vogël hyri muço (ndihmës detar) dhe më vonë punoi si detar në Shkodër dhe në Durrës. Si një nënoficer në një nënrepart të marinës në Durrës , ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët dezertorë dhe organizoi me ta dhe me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur disa pushtues. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut më 7 prill 1939 duke u bërë shembulli lartë i patriotizmit dhe atdhedashurisë. Aktit heroik të tij i kushtohet busti i vendosur pranë kullës së kalasë së Durrësit, ndërsa emrin e tij e mbajnë shkolla dhe rrugë.

April 7, 2015 15:20
Komento

2 Komente

  1. Liliana April 7, 18:11

    po re lindi me 1986 dhe vdiq me 1939 hajde belegen hajde.

    Reply to this comment
    • hazir April 15, 10:36

      Sa më shum që jeton aq më shum degjon! Hajt bacë hajt ; Me vdekë njeriu 47 vjet pa lindë vetëm këtu po degjoj!????

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*