Kush ishte Namik Delvina?

November 13, 2014 20:47

Kush ishte Namik Delvina?

I dashur lexues! Namik Delvina (1870-1933) ishte atdhetar, publicist e shkrimtar. Nismëtar në vitin 1908 për hapjen e klubit “Bashkimi” në Delvinë, ku mësoi shkrimin e shqipes dhe më 1910, për ngritjen e çetës së Delvinës. Bashkëpunoi me Ismail Qemalin, Çerçiz Topullin, Mihal Gramenon dhe Themistokli Gërmenjin. Drejtori gazetat “Rilindja shqiptare” (1929, Sarandë) dhe “Rilindja e Arbërisë” (1930, Tiranë). Ishte ndër nismëtarët autorë të gjinisë së dramës. Botoi dramën “Dashuria e mëmëdheut” (1909), në të cilën shtrohej çështja e shkrimit dhe përhapjes së gjuhës shqipe.

November 13, 2014 20:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*