Kush ishte Nikollë Bardhi?

November 20, 2015 12:48

Kush ishte Nikollë Bardhi?

I nderuar lexues! Nikollë Bardhi ishte pjesëmarrës aktiv në lëvizjen shqiptare për çlirim në fund të shek.XVI e në fillim të shek.XVII. Rridhte nga familja e madhe e Bardhajve të Zadrimës. Nga viti 1594 deri pas vitit 1610 ishte peshkop i Zadrimës. Kryesoi më 1 Nëntor 1598 kuvendin e Zadrimës dhe qe një ndër organizuesit kryesorë të kuvendit të Dukagjinit 1601-1602. Së bashku me Pal Dukagjinin u përpoq të siguronte interesimin e Venedikut për planet e këtij kuvendi. Vdiq pas vitit 1610 duke lënë si zëvendës në dioqezë të vëllanë, Gjergj Bardhin.

November 20, 2015 12:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*