Kush ishte Norbert Jokl?

March 14, 2015 16:10

Kush ishte Norbert Jokl?

I nderuar lexues! Norbert Jokl (1877-1942) ishte albanolog austriak i cili ia kushtoi tërë jetën studimit të gjuhës shqipe. Punoi si bibliotekar në bibliotekën e Universitetit të Vjenës, duke dhënë njëkohësisht mësim si pedagog i jashtëm për shqipen, baltishten etj. Lëvroi fusha të ndryshme të gjuhësisë shqipe, në radhë të parë studimet etimologjike e fjalëformimin, marrëdhëniet e shqipes me gjuhë të tjera, fonetikën e morfologjinë historike të saj. Hartoi studime të shumta, që u botuan në përmbledhje e organe shkencore të ndryshme. Për rreth 25 vjet mbajti rubrikën e bibliografisë për gjuhën shqipe. Norbert Jokl shtjelloi tezën e tij të prejardhjes së gjuhës shqipe, duke u përpjekur të bëjë një sintezë të tezave ilire e trake. Mbrojti autoktoninë e shqiptarëve duke e vendosur djepin e parë të tyre në Dardaninë e lashtë, Kosova e sotme.

March 14, 2015 16:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*