Kush ishte Ogyst Dozon?

January 21, 2015 15:30

Kush ishte Ogyst Dozon?

I nderuar lexues! Ogyst Dozon (1822-1891) ishte ballkanolog dhe albanolog francez. Shërbeu në konsullatat franceze të Janinës, Selanikut etj. Më 1879 botoi veprën “Libër i gjuhës shqipe”. Pjesa e parë e librit përmban përralla, këngë popullore, proverba dhe tekste të tjera të pabotuara më parë. Pjesa e dytë ka një gramatikë sistematike të shqipes, të bazuar në toskërishten, kryesisht në të folmen e Përmetit. Në një shtojcë përshkruhen edhe tiparet themelore të fonetikës e të morfologjisë së gegërishtes. Në fund të librit jepet një fjalor shqip-frëngjisht me rreth 4000 fjalë. Më 1881 Ogyst Dozon botoi frëngjisht vëllimin “Përralla shqiptare”, të pajisur me një hyrje dhe me një pjesë të gjerë shkoqitëse.

January 21, 2015 15:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*