Kush ishte Onufër Qiprioti?

March 13, 2016 10:20

Kush ishte Onufër Qiprioti?

I nderuar lexues!

Onufër Qiprioti ishte piktor i shek.XVI-XVII. Krijoi në fushën e pikturës murore dhe në ikonë. Vepra e tij me gjerësi tematike e ikonografi të pasur dallohet nga koloriti i veçantë, i ndërtuar në kombinimin e ngjyrave të kundërta. Mënyra e pikturimit të Onufër Qipriotit përkon në vija themelore me mënyrën tradicionale të mjeshtër Onufrit dhe sidomos me atë të piktor Nikollës. Onufër Qiprioti njihet si autor i një vargu ikonash të Beratit, të manastirit të Çatistës (Gjirokastër) dhe si bashkautor i pikturave të vitit 1622 të kishës së Vllaho-Goranxisë (Gjirokastër).

March 13, 2016 10:20
Komento

1 Koment

  1. Perkthyesi March 13, 18:25

    Ka kohen qe kam deshire te kisha ne dore nje biografi te plote te ketij piktori te shquar shqiptar te rilindjes, por, fatkeqesisht nuk kam gjetur! Di gjithashtu se, ekziston dhe nje shtepi botuese me emrin e tij, por qe nuk ka nxjerre ndonje liber kushtuar ketij njeriu te shquar! Pse keshtu?

    Reply to this comment
  2. Ilo January 7, 11:10

    Po edhe ne Gjinar te Shpatit Elbasan afer Valshit eshte kisha e Onufrit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*