Kush ishte Petro Furiqi?

April 17, 2015 22:58

Kush ishte Petro Furiqi?

I nderuar lexues! Petro Furiqi (1875-1936) ishte studiues arbëresh nga Salamina, që është marrë me çështje të toponimisë, të folklorit, të gjuhës e të historisë së ngulimeve shqiptare të Greqisë. Si kreu studimet filologjike në Universitetin e Athinës, shërbeu si mësues gjimnazi dhe më pas, në Akademinë Greke të Shkencave, si redaktor në Fjalorin historik të greqishtes dhe si drejtor i Arkivit të Folklorit. Botoi punime për toponiminë historike të Moresë, për kohën e ardhjes së shqiptarëve në Peloponez, për historinë e qytetit të Prevezës etj. Petro Furiqi ka bërë përpjekjen e parë për grupimin e të folmeve shqipe të Atikës dhe ka përcaktuar toponimet shqipe të kësaj treve. Njohja e mirë e të folmeve dhe e toponimeve shqipe të Greqisë dhe përgatitja e gjerë shkencore, e bënë Petro Furiqin figurë kryesore të albanologjisë në Greqi.

April 17, 2015 22:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*