Kush ishte Pjetër Ljosha?

February 11, 2015 23:34

Kush ishte Pjetër Ljosha?

I nderuar lexues! Pjetër Ljosha (shek.XIV) ishte sundimtar shqiptar në Epir, zot i Artës dhe i Rrogisë. I zgjedhur nga shqiptarët, u pranua si i tillë nga Simeon Uroshi, deri atëherë sundimtar i Tesalisë, Akarnanisë, Etolisë dhe Epirit. Gjatë viteve 1367-1369, i mbështetur në popullsinë shqiptare të Mazarakëve dhe Malakasëve, rrethoi dhe sulmoi pa ndërprerje qytetin e Janinës që gjendej nën pushtetin e sundimtarit serb Thoma Preluboviç. Konflikti u mbyll përkohësisht me një paqe pesëvjeçare dhe me martesën e djalit të tij Joan me të bijën e Thomait. Pas vdekjes së Pjetër Ljoshës më 1374, Arta dhe Rrogia u përfshinë në despotatin shqiptar të Gjin Bue Shpatës.

February 11, 2015 23:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*