Kush ishte Shime Deshpali?

November 1, 2015 11:39

Kush ishte Shime Deshpali?

I nderuar lexues! Shime Deshpali (1897-1981) ishte shkrimtar arbëresh. Lindi në fshatin Arbënesh të Zarës (Jugosllavi), ku kreu shkollën normale dhe studioi për muzikë. Punoi si mësues muzike dhe dirigjent. Shkrimet i botoi në organet letrare të Kosovës. Botoi vëllimin “Tregime arbnore”, përmbledhjet poetike “Agimet dhe parambramjet e Arbneshit” dhe “E vërteta” me temë nga jeta e arbëreshëve të Zarës. Shkrimet e tij shquhen nga notat romantike dhe thjeshtësia e shprehjes. Hartoi këngë dhe operën me temë patriotike “Vana”.

November 1, 2015 11:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*