Kush ishte Skerdilaidi?

February 22, 2015 13:47

Kush ishte Skerdilaidi?

I nderuar lexues! Skerdilaidi ishte komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir më 217-205 p.e.s. Përmendet për herë të parë si komandant i 5000 trupave të dërguara nga Teuta më 230 p.e.s. kundër Epirit. Pas rënies së Teutës, Skerdilaidi veproi përkrah Demetër Farit që u bë regjent i mbretërisë ilire. E mbështeti kursin e tij promaqedon deri më 220 p.e.s., kur Skerdilaidi u lidh me etolët, kundër aleatëve të Maqedonisë. Përballë kërcënimit të hapur të mbretit maqedon, Filipit V, Skerdilaidi pas vitit 217 e ktheu fytyrën nga Roma. Pas këtij viti del si sundimtar i vetëm i shtetit ilir. Ishte një nga përfaqësuesit më të fuqishëm të klasës sunduese ilire, që ndikoi në politikën e brendshme e të jashtme të shtetit ilir gjatë tre dekadave të fundit të shek.III p.e.s.

February 22, 2015 13:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*