Kush ishte Stefan Curani?

April 2, 2015 14:55

Kush ishte Stefan Curani?

I nderuar lexues! Stefan Curani (1865-1941) ishte historian, ekonomist, burrë shteti. Lindi në Shkodër. Kreu fakultetin e ekonomisë dhe atë të drejtësisë në Vjenë. Më 1898 botoi librin “T’ndollunat e Shqypnis”, ku trajtohet shkurtimisht historia e vendit prej pellazgëve e ilirëve deri në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në kohën që u botua vepra luajti një rol pozitiv dhe shërbeu për përhapjen e gjuhës amtare. Stefan Curani u zgjodh dy herë ministër i financave (1920, 1921). Qe anëtar i Këshillit të përgjithshëm administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (1925). Vdiq i shkishëruar në Shkodër.

April 2, 2015 14:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*