Kush ishte Tafil Buzi?

January 22, 2016 09:35

Kush ishte Tafil Buzi?

I nderuar lexues! Tafil Buzi ishte udhëheqës i kryengritjeve antiosmane të viteve ’30 të shek.XIX në Shqipëri. Në vitin 1828 mori pjesë në Kuvendin e Beratit.

U kthye nga Greqia, ku kishte ikur për të shpëtuar nga ndjekjet e osmanëve, në gusht 1834 dhe zbarkoi në Pashaliman. Me ftesë të kryengritësve të Beratit mori detyrën e udhëheqësit ushtarak dhe të ndërlidhësit të kryengritësve me Mehmet Aliun e Misirit.

Në ditët e para të vitit 1835 kryengritësit u shkëputën autoriteteve lokale osmane disa të drejta vetëqeverisëse, që nuk u njohën nga Stambolli. Tafil Buzi nisi një kryengritje të re, por nuk gjeti përkrahje te paria e Beratit.

Më 1836 u orvat edhe një herë të organizonte kryengritjen në krahinën e Vlorës. Mori pjesë në kryengritjen e vitit 1847. Pranoi amnistinë pas saj, duke hyrë në shërbim të shtetit osman në Stamboll.

January 22, 2016 09:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*