Kush ishte Vangjush Mio?

May 13, 2017 09:34

Kush ishte Vangjush Mio?

 

I nderuar lexues! Vangjush Mio (1891-1957) ishte piktor i shquar i periudhës së Pavarësisë dhe pas viteve ’40. Lindi në Korçë. Mësimet e para të pikturës i mori në Bukuresht.

Studimet e larta i kreu në Romë, me një ndërprerje, më 1924. Veprimtarinë krijuese e nisi në këto vende me piktura e vizatime portretesh e peizazhesh të trajtuara në një farë gjysmëhije. Më 1923 e emëruan mësues vizatimi në Liceun e Korçës, qytet ku u vendos përgjithnjë.

Në ekspozitat që organizonte paraqiste peizazhe me motive karakteristike të vendit, kryesisht të krahinave të Korçës dhe Pogradecit, të cilat janë të pikturuara me sipërfaqe të gjera ose panela të shpeshtë, kanë më shumë dritë, ngjyra më të qarta dhe atmosferë të tejdukshme. Vangjush Mio e ngriti peizazhin shqiptar në art dhe në nivel profesionist.

May 13, 2017 09:34
Komento

6 Komente

  1. Student i Mios. May 13, 22:00

    KOMENT PER MJESHTRIN V.MIO.

    Vangjush Mio, eshte babai i piktures se peisazhit Shqiptar.Ky shkrim me 10-te rjeshta eshte ofendim per kete piktor qe celi ekspoziten e pare te piktures ne Shqiperi dhe qe ka nje jete me shume merita.Admironjesit e tij te shumte presin nje album special ku te botohen pikturat e tij dhe jeta e tij ne detajet qe ka. Kjo per faktin se ende ky lloj botimi jo vetem meriton te behet,por edhe sepse deri me sot nuk eshte bere.Prej mjeshtrit Mio,perfitojne shume brezat e rinj,nga fakti se ai kishte shume talent dhe shume dashuri me njenja te pastra per veprat e tij. Nje dore barbare ja theu edhe bustin e Mios qe pregatiti skulptori Ilo Xhane ne studion e tij, ky lloj busti duhet zevendesuar me nje re ri me cilesor,qe te vendoset ne natyre,ngaqe Mio e dashuroi natyren shqiptare si askush tjeter.Ministria e kultures duhet te beje nje pune vertet serioze per kete mjeshter unikal qe ka atdheu yne dhe jo ta anashkaloje sa here ai kuitohet ne pervjetoret e tij.

    Reply to this comment
  2. lejlek May 17, 10:23

    Per te madhin Miho, nese dikush por sidomos rinia dhe krahinat e tjera te Shqiptarizmes do te thosha se, nese nuk duhet te vdesim pa lexuar disa libra ikona te njerezimit,e njejta gje eshte edhe mosnjoja virtuale e veprave te ketij aristi te madh te kombit tone.
    Ashtu si Lasgushi eshte i paperseritshem dhe i pa arritshem ne poezine e tij plot sharm e elegance edhe piktura e Vangjushit tone per Pogradec-Korcen me peisazhin e ngritur deri ne madheshti , te mahnit e te embelson shpirtin nese e sheh.
    Ketij njeru te madh i duhen propoganduar e perhapur veprat nga njeres kompetente perfshi ketu edhe ato shteterore per t’u rreshtuar perkrah me te medhenjeve te koheve mendoj une thjesht si nje dashamires i artit.
    Bust i tij duhet jo vetem ne ndonje salle po ne Pogradec, Korce, Struge e ne mbare qytete te Kosoves.
    Shpresoj se koha nje dite do e veje ne vendin qe i takon kete kolos te piktures me dashuri te jashtezakonshme per natyren e tokes qe e lindi dhe e rriti.

    Reply to this comment
  3. shpresa May 18, 13:07

    Isha gati te shkruaja diçka per te madhin e piktures dhe peisazhi shqiptar Vangjush Miho duke kritikuar dhe ate qe ka bere shkrimin ne kaq pak rreshta. Por dy komentuesit e siperm e kane plotesuar disi, prandaj po hesht para tyre duke shijuar jeten e peisazhit te paperseritshem. Respekt vepres dhe jetes se tij!

    Reply to this comment
  4. Korçari pa dengla May 20, 04:12

    GIGO…..gjalle je ??

    Reply to this comment
  5. Korçari pa dengla May 20, 04:36

    GIGO…..ti je mo !! Gjalle je ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*