Kush ishte Vincenc Dorsa?

February 18, 2015 16:45

Kush ishte Vincenc Dorsa?

I nderuar lexues! Vincenc Dorsa (1823-1885) ishte studiues e atdhetar arbëresh. Lindi në Frasnitë të Kozencës, studioi në Kolegjin e Shën-Adrianit, më pas në Romë. Botoi veprën “Mbi shqiptarët, gjurmime e mendime”, e cila tërhoqi vëmendjen për pasurinë e të dhënave historike, gjuhësore, folklorike, etnografike, letrare etj. Interes të veçantë kanë shënimet që trajtojnë historinë e ngulimeve arbëreshe, për njerëzit e tyre të shquar, gjuhën dhe historinë e popullit shqiptar, si dhe të dhënat për zakonet e këngët popullore arbëreshe. U mor edhe me studime gjuhësore. Botoi artikuj politikë, kulturorë etj. në organet e shtypit arbëresh e italian dhe bëri hapat e parë në fushën e kritikës letrare e solli të dhëna për letërsinë arbëreshe. Një pjesë e madhe e dorëshkrimeve të tij mbeti e pabotuar.

February 18, 2015 16:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*