Kush janë 6 gratë shqiptare që fitojnë miliona dollarë

March 8, 2018 15:09

Kush janë 6 gratë shqiptare që fitojnë miliona dollarë

 

Sot është 8 marsi, dita ndërkombëtare e gruas.

Në shoqërinë tonë gratë vetëm vitet e fundit kanë filluar të faktorizohen në pozicione drejtuese në shoqëri duke u shndërruar edhe në sipërmarrëse mjaft të suksesshme.

Ndonëse ka një hendek të madh mes tyre dhe meshkujve, si në fushën e biznesit po ashtu edhe në atë të politikës, nuk janë të pakta femrat që ia kanë dalë duke u bërë nga personat më të suksesshëm ne vend.

Kështu, këto janë disa nga sipërmarrëset femra më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor, të publikuar nga revista Monitor.

Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është Anisa Skëndaj. Tre sipërmarrjet ku ajo është aksionere, INFO-Telecom, DIGICom, Professional Marketing Albania kishin qarkullim vjetor prej 13.8 miliardë lekësh dhe fitime 328.6 milionë lekë.

Vilma Nushi, me kompaninë e saj Marketing & Distribution (M&D) (e krijuar në vitin 1997 dhe një prej distributorëve më të mëdhenj në vend), realizoi të ardhura prej 10.4 miliardë lekësh në vitin 2016 dhe fitimet para taksave ishin 318 milionë lekë.

Femrat e familjes Hoxha (Vjollca, Lorela, Sara, Ledia) po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit, radios dhe përpunimit të kafesë (DIGITALB-41%, Top Channel-100%, Top Albania-80%, Valtelina-49%). Të gjitha bizneset e grupit, në total, kishin të ardhura prej 7.9 miliardë lekësh në 2016-n dhe fitime prej 225 milionë lekësh, ndërsa përqindja e fitimeve, sipas peshës në kompanitë përkatëse, është rreth 132 milionë lekë (më pak se 1 milion euro).

Merita Sheqi, e cila zotëron 50% të aksioneve të kompanisë farmaceutike, Rejsi Farma, realizoi të ardhura prej 3.6 miliardë lekësh në vitin 2016. Në vitin 2014, ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA, me aktivitet “Tregti me shumicë e pakicë të medikamenteve, artikujve farmaceutikë e kozmetikë”, i cili është rritur me shpejtësi, duke realizuar të ardhura prej 606 milionë lekësh në 2016-n. Të dyja kompanitë kishin fitime prej 164 milionë lekësh (1.2 milionë euro) në vitin 2016.

Donike Gega, që zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, në tregtimin e karburanteve me pakicë, kishte të ardhura prej 3.2 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në rreth 160 milionë lekë (gati 1.2 milionë euro).

Donika Mici është punëdhënësja më e madhe femër në vend, me rreth 1800 të punësuar në Donniana, Dophil, Rozimpex. Të ardhurat e tre kompanive ishin 2.9 miliardë lekë në vitin 2016 dhe fitimet para taksave të tre kompanive ishin 85 milionë lekë, ndërsa sipas peshës së aksioneve të znj. Mici, arritën 30 milionë lekë.

a.s/dita

March 8, 2018 15:09
Komento

10 Komente

  1. morali i kohes qe jetojme March 8, 16:11

    ja si jane realizuar enderrat e klara cetkinit kur i propozoi internacionalr se pare socialiste qe dita e 8 marsit te shpallet dita nderkombetare e luftes per te drejtat e gruas.ia paskan arritur dites te fitojne miliarda,te fitojne lirine sipas deshires se asaj gazetares ne ekranin e top chanall,te bejne poezi si ajo poeteshe qe kujton kur u zhgrye ne incest,si ato qe festojne ne disko dhe admirojne penisin e stripistit,si…ato qe nuk punojne ne vende te rendomta ne fabrika uzina,por ne pune te nderuara si blete punetore apo vip-e shalehapura.nje pyetje kam-a ka mbetur derr e dose pa hyre ne shqiperi?

    Reply to this comment
  2. sopiqoti March 8, 16:49

    Me u lumte ketyre grave dhe te tjerave qe jane ne nivel me te uletr.Keto gra e kane kuptuar dhe e kane vene ne jete ” ekonomine e tregut “.Ne kapitalizem zbatohet me rreptesi sllogani : “..kush punon han..”

    Reply to this comment
  3. Genti March 8, 17:41

    Keni harruar me te pasuren dhe njekohesisht me te egren
    Moniken. Provoni ti dilni perpara ne ndonje nga bizneset e saj dhe do shihni.

    Reply to this comment
  4. Alban Dega March 8, 22:09

    From: [email protected]
    Date: March 8, 2015 at 09:10:53 EDT

    Ne vend te nje urimi per 8 Marsin

    GRUAJA – PERENDESHE E NJEREZIMIT

    – Barbari…. !
    – Femija eshte engjell i Botes

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjec ka vrarë familjen e tij dhe veten. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari , ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetem pesevjecar Aulonit….” Femijen tjeter 2 vjec e ka shpetuar vetem Zoti!
    Vrasja makaber ka ndodhur megjithese ky cift kishin dy- tre vjet qe ishin ndare me ligj. Babe e bir varrosen, ndersa bashkeshortja e tij ndodhet ne rrezik serioz per jeten. Tre jete te rrenuara.Nje bebe jetim! Dhjetra te aferm, shoke e miq te dy paleve mbeten te plagosur perjete shpirterisht.
    Emri e reputacioni i shqiptarit ne Gjermani dhe ne Perendim ne teresi peson nje plasaritje tjeter me kete barbari te re pa asnje aresye reale e ligjore.
    Nuk mund te quhet dhe nuk eshte vetem cmenduri… Te qellosh femijen pese vjec, te vrasish gjakun tend… eshte barbari!
    Gruaja , edhe prostituta me e ndyre e rrugeve, eshte e shenjte, Perderisa dikush e therret nene ajo eshte fisnikeria vete.
    Nene eshte fjala me e madherishme e kesaj Bote! Fjala e pare edhe e fundit ne kete jete ne te gjitha gjuhet e Botes!
    Eshte fatkeqesi qe akoma disa shqiptare e shikojne ate si nje skllave, si nje fabrike femijesh pa asnje te drejte….
    Eshte fatkeqesi qe me shume se kushdo ne shqiptaret i bejme grate … cka nuk e mban goja. me shume me fjale se me veprime, edhe ne internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!
    Grua eshte nena jone!
    Grua eshte motra jone!
    Grua eshte gruaja jone, shoqja jone e jetes!
    Grua do te behet edhe vajza jone….
    Gruaja eshte mbreteresha e Botes sepse pa gruan nuk do te ekzistonte Bota!
    Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!
    Mos vini as dore e as goje te lige mbi gruan!
    Besnikerine e saj nuk e ruan as dajaku as skllaveria, as shtateqint dryna e as njemije pergjime telefonash e interneti!….
    Nuk e ka ruajtur kurre… Aq me pak sot !
    Besnikerine e gruas e te burrit e ruan vetem dashuria e sinqerte dhe respekti si per nenen. Nese ajo nuk eshte nena jote… ajo eshte nena e femijeve tu…. Ajo eshte nena e Botes!
    Nuk ecen bashkejetesa… Nuk eshte fundi i Botes… Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi grate e femijet !
    Kush ve dore mbi gruan dhe femijen, engjellin e dashurise , eshte me barbar se vete barbaria!
    Jo vetem ne Perendim por edhe ne Lindje!
    Si brenda edhe jashte Kosoves e Shqiperise.
    Gruaja eshte lule e jetes! Eshte vete jeta! Femija eshte engjell, shenjteria vete !
    Femija eshte engjelli i Botes!
    Gruaja eshte fisnikeria e jetes!
    Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!

    Reply to this comment
  5. BLEDI March 8, 22:13

    Argita dhe Monika kryesojne ne Ballkan prandaj nuk jane tek kjo lista

    Reply to this comment
  6. Lushnjari March 8, 22:17

    Femrat shqiptare kane televizione e kompani hoxha e prifti te perzjere me mekate I thone muhabetit.Femra miliardere po burrat triliarder

    Reply to this comment
  7. Lalai March 9, 00:53

    Po te hulumtoni pak me thelle o komentuesa do te shikoni qe GRATE MILIONERE SHQIPTARE…..jane te gjitha PJELLE E ISH-BYROSE….!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*