Kush janë deputetët që qiranë e shtëpisë ua paguan shteti

May 29, 2018 12:57

Kush janë deputetët që qiranë e shtëpisë ua paguan shteti

10 deputetë shqiptarë përfitojnë ndihmë nga shteti për qiranë e shtëpisë në Tiranë.

Numri i deputetëve që marrin një shumë prej 35 mijë lekësh të reja bëhet i ditur në listën e publikuar nga emisioni ‘Exclusive’.

Në këtë listë tregohet se deputetët që marrin paratë e qirasë nga shteti janë nga të dyja palët, si nga opozita, ashtu edhe nga maxhoranca.

Ata kanë shfrytëzuar ligjet, sipas të cilave, një deputet mund të marrë ndihmë financiare nga shteti vetëm në rast se nuk banon në Tiranë.

Mes tyre bie në sy emri i Nard Ndokës, pasuria e të cilit arrin më shumë se 900 mijë euro, ish kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi dhe ish këshilltari i Ramës, Fate Velaj që falë koleksioneve artistike arrin një pasuri prej 1.4 milionë eurosh.

E megjithatë, duket se e kanë të pamundur ta paguajnë vetë qiranë e shtëpisë në Tiranë.

s.a/dita

May 29, 2018 12:57
Komento

13 Komente

  1. Gjinika May 29, 13:06

    Po si nuk ju vjen turp ketyre dhe atyre qe ua japin? Ne nje vend tjeter duhet te shkarkoheshin nga cdo detyre shteterore. Ky maskarallek nuk ndodh as ne fiset e egra .

    Reply to this comment
    • Kalemi May 29, 20:35

      O popull, a e dini se nje deputet leshi se Fufi merr pension sa dhjetefishi I nje nenpunesi te nivelit te ulet dhe sa pesefishi I nje nenpunesi te nivelit te mesem. Pse? Se na paska qene deputet ne 2 legjislatura. Imagjinoni sa marrin te tjetret, si Kaci Zi, apo Leskaj e Bardhe, apo Arta Dade me ca lonxho te tjere. O milet, thiri mendjes o Milet.

      Reply to this comment
  2. enverdjali May 29, 13:07

    “Sa gjynah” ne duhet te votojme deputete te pasur qe e paguajne vete qerane e shtepise jo si keta qe skane as shtepi, e aq me teper para per ta paguar qerane e saj.
    Fuckkkkkkkkkk

    Reply to this comment
  3. The Punisher May 29, 13:09

    Kush jane…???? Na mbytet me anafalbetizmin o artikullshkrues ! Rraca me e poshter paskeshit qene.

    Reply to this comment
  4. Aty May 29, 14:08

    LENINI me 1917,ka thene qe Nje njeri para se te merret me politike duhet kushte per jetese,SHTEPI,PUNE,LEKE E MIREQENIE EKONOMIKE.Keshtu ketà deputete qe nuk plotesojne keto kritere nuk duhet te jene deputete ,pasi ATA do mendojne per veten e tyre e jo per popullin fukara se ATA Jane me fukarenj se ne.

    Reply to this comment
  5. Gezim Kolufi May 29, 15:25

    Bravo patishahu Rama ..! ? Ndihmoi me taksat e popullit te varfer ,keta ushtaret e tu ,qe i ke vene ne rresht per nje , tamam si babai i jot shpirteror me lenka Cukat e karrocieret si Muho Asllani e Pali Miska .Dihet qe Fate Velaj i ka keto shuma 1.4 milion euro , “ndonese te lara me zhulin tend” . Te drejtohem o Rame ,se ti je personalisht ,protogandisti i ketyre shumave ne fjale ,dhe ta mesoje populli te verteten .Fate Velaj ,as piktor e as me shkolle te larte , e ka blere dipllomen tek kristai ,pa shkuar as edhe nje dite .E thjesht per tu verifikuar ,ne kete kohe ka mare roge nen stop nga shteti Austriak ,e thjeshte per tu verifikuar ,nga trupi shqiptar dipllomatik i joti, ne Wiene.Te dalim tek shuma 1.4 milion Euro .Ka dhene vetem idene natyrisht me ndihmen tende o patishah “gjoja ka projektuar qe se ka haberin “ne shume qytete ,bashkite e PS (qendrat si rasti ne pogradec,qe ka bere shinat e trenit ,rasti i Fierit e tj ,,ku eshte globi ,gjoja europa e tj . Vetem ne fier ka mare 35 milion leke .Shko pyeti ing.e bashkise se Fierit te asaj kohe o patishahu Rame . Ku Fatja hyri e doli vetem ne nje takim ne Bashkine e Fierit ,duke treguar fotografite me politikane e min te Austrise ,shihni se kush jam une ,sa i zoti jam ,dhe pa projekt ,ose me shqip pa dine e imane per kete projekt ..Dhe kerciti e hiku ,pa u pare me kurre .??!iku ,dhe per vetem kete ide eshte shuma e majme .Jane tallur ing e Bashkise se fierit mbrapa ,pyeti i ke gjalle ,shendoshe e mire ,me Faten dhe me serjozitetin tend ,shko e pyeti je kryeminister ,duke e projektuar vete keta ing,te bashkise se Fierit qe nga fillimi deri ne fund .Me gjithate o Rame prap je me karakter ,ja lave rendeshem Fate Velajt ,qe te ndihmoi dhe nepermjet Fates ,te priten politikane Austriake ,nje muaj para votimeve te 13.Eshte dita e historise se VESHIT me Cunin e Neritan Cekes ,qe nuk ka ndodhur fare ,turp ,por tjeter njeri i ndershem te kerkoi ty llogari per zbatimin e kushtetutes ,qe u deskrititove ,,ne menyren me banale ,para mbi 100 eurodeputeteve ,gazetareve dhe miletit privat. .”Ky shkenctar ,ne mos gaboj ka bere projekte ne shume ,bashki te PS ,dhe po te jete opozita ne binare ,mund ti kontrolloje e te germoje ,por jam i bindur se opozita ska per ta bere ,se jeni byth e breke bashke .E them kete me siguri dhe bej lidhjen ,mbas historise se veshit ,qe ska ndodhur ,PD pa pike turpi beri gam ,gam qe gjoja te denohej Rama,tamam si Brace e Balla ,ku per fat te mir e ose te keq ,ne mbledhje kishte edhe persona te trupit dipllomatik shqiptar .Metoda e shpeqendrimit te vemendjes ,si dikur Tito me Enverin ,duke ndihmuar njeri tjetrin, kur ishin ne hall te rrevoltimit popull. .. Nuk e di , ka apo nuk ka zot ,kur shikon pensionistet shqiptare qe marin nga 10,000 leke pension ,dhe na ana tjeter abuzime e vjedhje sa brutale por edhe diletanteske . ????? !! .

    Reply to this comment
  6. Adih May 29, 17:10

    Nard Ndoka , kryet i partise se demokristjanes . . i vuri keto para ,kur ishte minister i shendetesise ,dhe e dini si i beri o popull dele . Vuri ligjin ne ate kohe , qe cdo infermjer ose imfermjere ,te merte rifreskim dije profesionale ,ku cdo infermjer duhet te paguante 3 mil leke te vjetra per kete kurs nje javor .Mos harroni ne rang republike . Mori qeratai 99 % dhe pjesen tjeter beri sikur pagoi mesuesit ,mjeket.. Ra termet ,shume i paguan ,por me frike nje pjese shume e varfer ,sidomos ne rrethe te varfera ,edhe nuk kishin leke ,por frika i shkurtoi jeten ,per rrezikimin e vendit te punes .Te rroje PPSH .

    Reply to this comment
  7. Kris 1 May 29, 17:24

    Gazeta dita te beje nje investigim .Sa i kushton taksapaguesve shqiptar nje deputet qe nga zgjedhia deri ne lenien e detyres,perfshi paret e fushates;po 140 ?Sa pare harxhon administrata e parlamentit dhe sa harxhon president baftjari me administraten e vet.Cdo shtet i ben publike kete vetem shteti i demokusareve shqiptar i ruan teper sekret

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro May 29, 18:20

      Kete vend e ka mare lumi, horrat e djeshem dhe te sotem jane bashke, vjedhin bashke qeverisin bashke, bejne sikur grinden e kur vjene puna per te mbrojtur poshtersite e tyre jane prape bashke dhe motivi eshte i qarte “PER TE MIREN E KOMBIT”

      Reply to this comment
  8. perkthyesi May 29, 19:25

    Veprim i rende dhe totalisht i denueshem! Si ka mundesi qe keta palodeputete, kontributi i te cileve ne sherbim te komunitetit vazhdon te jetee ZERO, u behet ky nder me parate tona? Levizni nga vendi dhe jepni urgjentisht shpjegime, pse duhet te paguajme per keta njerez me tru te thartuar, qe nuk dine te bejne asnje pune! Koha e nje revolucioni te madh popullor ka ardhur!

    Reply to this comment
  9. tironc i vjeter May 29, 21:03

    rruju nga HORRI , MORRI, [email protected], DHE KATUNARI, SE PO TE VUNE POSHTE SBON HAJER TERE JETEN,.

    Reply to this comment
  10. Amerikani May 29, 21:11

    Ligji i lejon keta palaço qe ne tu paguajme qerate e shtepive te tyre. Shembull tipik i bashkepunimit qe nuk njeh ngjyra politike kur eshte ne loje interesi i tyre. 5 vete mund te mernin ndihme ekonomike me qerate e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*